‘Syri’ mbi sheshin ‘Skënderbej’, dy kate pa leje te ‘Eyes of Tirana’
Janë mbi 30 pallate që ose janë ngritur pa leje, ose në shkelje të lejes së dhënë duke ndërtuar kate shtesë.
Mes tyre është edhe “Eyes of Tirana” i vendosur në perëndim të sheshit ‘Skënderbej’ në mes të hyrjeve të rrugëve të Durrësit dhe të Kavajës.
Në kryeqytet shihet qartë lartësia e kësaj kulle. Godina e Bankës së Shqipërisë dhe vetë sheshi ‘Skënderbej’ duken inferiorë krah pallatit.
Leja e ndërtimit për këtë kullë është 26 kate, por leja është shkelur me të paktën dy kate, aq sa është hapësira e konfiskuar nga shteti në kuadër të aksionit kundër ndërtimeve dhe shtesave pa leje.
Ndërkohë, brenda Unazës së Madhe të Tiranës, Euronews Albania ka identifikuar mbi 300 kantierë ndërtimi. Në disa prej tyre punimet janë në faza të avancuar, në të tjerë është bërë rrethimi dhe ka nisur hapja e themeleve.
LEXONI GJITHASHTU
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West