Amnistia, ‘molla e sherrit’, këndvështrimet e ndryshme të Ramës dhe ndërkombëtarëve
Kryeministri Edi Rama është shfaqur kritik ndaj ndërkombëtarëve në lidhje me qëndrimet e tyre për amnistinë fiskale.
Ai i konsideron mungesë respekti reagimet kundër të ambasadave dhe përfaqësive perëndimore në Tiranë.
“T’i vish Shqipërisë dhe t’i thuash që amnistia, përse është diçka e papranueshme është mungesë respekti për Shqipërinë dhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë, të gjithë miqve të shtrenjtë dhe partnerëve tanë u do t’u them respekti reciprok është A-ja e punës time në funksion të drejtimit të qeverisë”, thoshte Rama më 15 korrik.
Zyra e BE u përgjigj me Ambasadoren Christiane Hohmann që foli pas dorëzimit të raportit të progresit.
“Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale, kundër këshillave të BE dhe Moneyval mund të vërë në rrezik luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave”, nënvizoi zyra e BE.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është shfaqur më e drejtpërdrejtë.
“Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?”, deklaroi diplomatja.
Rama iu përgjigj në një intervistë të dhënë për Euronews Albania.
“Doni përgjigjen time për Ambasadoren Amerikane meqë paska thënë këtë, e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush do ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. për sa më takon, e kam bërë zgjedhjen me kohë. Të akuzosh En Block nuk ndihmon në luftën kundër pastrimit të parave, por krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave”, theksoi kreu i qeverisë.
Përmbajtja në këtë rast ndryshon nga ajo e muajit mars, kur publikisht shkëmbeheshin batuta.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut