Aktivistët parisien po kursejnë energji në mënyrën më origjinale të mundshme
Aktivistët në Paris, të ndërgjegjësuar me krizën energjetike që do të ndikojë jo vetëm Francën por gjithë botën, kanë vendosur të kursejnë në mënyrën më origjinale të mundshme.
Ata kanë ndërmarrë nismën të fikin dritat e bizneseve që natën nuk ngurojnë t’i lënë ndezur logot, edhe pse vazhdimisht është paralajmëruar për masa kufizuese.
Si do e bëjnë këtë?
Aktivistët po përdorin një lëvizje të quajtur “Parkour”, që përgjithësisht përdoret nga superheronjtë nëpër filma, një kërcim së gjati. Pasi mbahen diku te sigurt, ata shtypin çelësin që fik dritat e biznesit dhe largohen.
Një veprim i tillë ka bërë bujë në rrjete sociale duke qenë se ata e kanë xhiruar veten gjatë procesit.
Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha bizneset me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim gjatë natës, në përpjekje për të ulur përdorimin e energjisë.
Ministrja e Tranzicionit të Energjisë thotë se është “absurde” që dyert të qëndrojnë hapur ndërsa kondicioneri është në punë, çka çon në 20% më shumë konsum të energjisë.
Bizneset që thyejnë ndalimin, që do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme, do të gjobiten me 750 €.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje