Eskiu: Rektori i Fakultetit të Mjekësisë kërcënoi dy pedagogë për protestën
Lektori në Fakultetin e Mjekësisë, Erges Eskiu deklaroi se rektori Arben Gjata ka kërcënuar dy pedagogë, për shkak se kanë marrë pjesë në protestë dhe kanë bojkotuar mësimin.
Në një intervistë për Euronews Albania, Eskiu u shpreh se një prej pedagogëve, rektori e ka marrë në telefon, duke i kërkuar që ta takojë në zyrën e tij.
Sipas Eskiut, rektori po bën përpjekje për të përçarë protestën e pedagogëve.
“Ajo që unë ngrita shqetësim sot, është se që dje kanë filluar me kërcënime. Rektori ka kërcënuar dy pedagogë, i ka marrë individualisht dhe i ka thënë, çfarë doni në protestë dhe për çfarë protestoni? Një pedagog e ka marrë në telefon dhe i ka thënë mund të takohemi bashkë në zyrën time? Ai më tha në konfidencë, që ky kërkon të më pushojë nga puna. Po bën përpjekje për ta përçarë protestën, për të intimiduar pedagogët që të largohen nga protesta”, theksoi ai.
Ndryshe nga Tirana, ku në ditën e dytë të protestës kanë marrë pjesë më shumë pedagogë, në rrethe ka një tjetër panoramë.
Në Korçë, pjesëmarrja në protestë ka qenë shumë e ulët. Vetëm 20 pedagogë kanë bojkotuar mësimin.
Edhe në Durrës duket se protesta e pedagogëve është drejt shuarjes. Krahasuar me një ditë më parë, dita e dytë nuk bëri bashkë as 10 pedagogë.
Ndërsa në Elbasan dhe Vlorë, bojkoti ka vijuar vetëm në pak fakultete, gjë që tregon përçarjen mes pedagogëve.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus