Rikthehet në funksion sistemi TIMS në portin e Durrësit dhe Vlorës
Sistemi TIMS shfaqi probleme mbrëmjen e sotme në pikat doganore. Në portin e Durrësit qindra qytetarë mbetën pezull nga rënia e sistemit.
Pas disa minutash, sistemi u rikthye dhe përfundoi imbarkimi në port.
Për rreth një orë e gjysëm në portin e Vlorës është punuar manualisht, pas rënies së sitemit TIMS.
Por sistemi është rikthyer dhe po vijon puna normalisht. Ndërkohë, sistemi ra dhe në pikat kufitare të juglindjes.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dogana e Kapshticës punon me ndërprerje të sistemit kurse pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme.
Sistemi TIMS u godit nga hakerat iranianë më 14 shtator, ku pikat kufitare në vendin tonë për disa ditë punuan manualisht.
Sulmi solli kaos në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Vlorës e Rinasit, ku dhe u punua me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.
LEXONI GJITHASHTU
- Bie sistemi TIMS në Kapshticë, Qafë Thanë, Tushemisht e Goricë
- Shqipëria në shënjestrën e Iranit, sulmet që u parandaluan e ato që goditën shtetin
- Rikthehet sistemi TIMS në 2 sportele të Rinasit pas sulmit kibernetik
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik