‘Po mblidhen certifikatat’, Berisha-Ramës: Do ta paguash shtrenjtë prekjen e votës

19 Tetor 2022 | 20:48

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do e paguajë shtrenjtë prekjen e votës së shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se ka marrë informacion, se ka filluar mbledhja e certifikatave të qytetarëve për të vjedhur votat.

“Unë kam marrë informacion se kanë filluar që tani duke mbledhur çertifikatat. Unë do t’i them “mblidhi”, por në mënyrë absolute, ja ku jam këtu, do ta paguash aq shtrenjtë nqse prek votën sa nuk mund ta imagjinosh. Ka një kufi. Ne po votojmë vetë, po votojmë e po votojmë. Do t’i kthejmë shqiptarëve votën. Nqse ky armik i votës mendon prapë të vjedhë votën të presë të nesërmen, se ç’e pret. E them hapur.

Ne votën nuk e dorëzojmë. Data 27 prill duhej të ishte data e kryengritjes më të fuqishme që ka njohur Shqipëria për votën sepse demokratët u përballën me shtetin elektoral, u përballën me ushtrinë e patronazhistëve terroristë të kuq. Po nuk nxori mend, unë i jap fjalën e nderit se do t’i japim përgjigjen  më ekzemplare që nuk mund ta imagjinojë dhe do përgatitemi. Ne nuk duam asgjë tjetër, përveçse të votojnë shqiptarët”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Sot dita e 51-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë shënoi këtë të hënë ditën e 51-të të saj. Ashtu si çdo mbrëmje, protestuesit u mblodhën fillimisht në...
20:45 | 20/07/2026

Opozita bllokoi foltoren, Kuvendi miraton kërkesën e Ballës për shtyrjen e raportimeve të institucioneve kushtetuese

Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur pas miratimit të propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për shtyrjen e...
16:59 | 20/07/2026