Noka: Laer Kurti u vra nga shteti, nuk kishte probleme me ligjin
Deputeti i PD-së, Flamur Noka u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se 32-vjeçari Laer Kurti humbi jetën pasi u dhunua nga efektivët e policisë.
Noka tha se Kurti ka mbërritur i pajetë në spital dhe në trupin e tij ka pasur shenja dhune.
“Kemi kërkuar fjalën në Kuvend dhe nuk na është dhënë. Ngjarja është kriminale. I ndjeri Laer Kurti është vrarë nga shteti. Është ngjarje si ajo e Klodian Rashës. Mbrëmë i ndjeri Kurti ka shkuar i vdekur në spital. Në trupin e tij ka pasur shenja dhune. E kanë dhunuar në qeli. Po mundohen ta manipulojnë ngjarjen. Ai nuk ishte kontingjent, as probleme me ligjin. E vrau shtetit”, u shpreh Noka.
Ai shtoi më tej se opozita do të shkojë pranë familjes së të ndjerit për të shprehur ngushëllimet.
Detaje për ngjarjen:
Laer Kurti humbi jetën pasi u shoqërua nga efektivët në komisariatin nr.3. Policia tha se 32-vjeçari u ndje keq dhe u dërgua në spital ku humbi jetën, ndërsa në deklaratën e Traumës thuhet se Kurti ka shkuar në spital i vdekur.
Në rrugë jo zyrtare është konfirmuar se ka dyshime që në momentin e ndalimit, 32-vjeçari mbante me vete një sasi lëndësh narkotike që e ka gëlltitur.
Viktima ka qenë nën hetim më herët edhe për falsifikim monedhash, por në Gjykatën e Shkallës së Parë mori pafajësi dhe më pas çështja kaloi në Apel.
Dyshohet se viktima vuante edhe nga epilepsia. Familjarët e kanë tërhequr trupin nga morgu, pasi iu bënë ekzaminimet mjeko-ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve