‘Hakmarrje e Ramës’, denoncimi i deputetit Shehaj: Policia më mbylli biznesin
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi këtë të enjte, se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Shehaj u shpreh se forcat e policisë kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar, pa asnjë mandat ligjor.
Sipas tij, pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që me këto akte dhune dhe përdorimin e policisë, t’i mbyllë gojën atij dhe kujtdo deputeti të opozitës që ngre zërin kundër qeverisë.
Ndër të tjera, Shehaj nënvizoi se kjo është një hakmarrje e verbër e Ramës, ndaj denoncimeve për aferat e rënda korruptive që ai ka bërë nga foltorja e Kuvendit.
“Këto foto tregojnë Policinë e Shtetit brenda ambienteve të biznesit tim. Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush. Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor. Ky është shteti policor i Edi Ramës që nëpërmjet dhunës dhe përdorimit politik të policisë, do të intimidojë dhe t’i mbyllë gojën deputetëve të Opozitës dhe kujdo që tenton të ngrejë zërin.
Prej dy javësh biznesi mbahet i mbyllur me dhunë nga Policia dhe rreth 200 ekspertë IT nuk mund të shkojnë në zyrë. Policia ka vendosur shiritin dhe nuk lejon asnjë të hyjë, dhe nuk ka dhënë asnjë shkresë apo arsye për bllokimin e biznesit dhe të ambjenteve. Përfaqësuesi i kompanisë ka bërë kërkesë në Polici për t’u njohur me aktin e bllokimit të biznesit por nuk ka marrë asnjë përgjigje”, theksoi Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit