Agron Shehaj e denoncoi për mbylljen e biznesit, reagon kryeministri Rama

20 Tetor 2022 | 19:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të deputetit demokrat, Agron Shehaj, i cili tha se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe terrorizoi punonjësit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se ndërtesa të cilën ushtronte aktivitetin biznesi i Shehajt, është është bllokuar si e paligjshme nga IKMT dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.

Kreu i qeverisë ka mohuar akuzat e Shehajt, se me këtë akt ka dashur t’i ushtrojë presion dhe t’i mbyllë gojën.

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!”, shkroi Rama në Twitter.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj deklaroi këtë të enjte, se policia ka mbyllur biznesin e tij dhe ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Shehaj u shpreh se forcat e policisë kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar, pa asnjë mandat ligjor.

Sipas tij, pas kësaj qëndron kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që me këto akte dhune dhe përdorimin e policisë, t’i mbyllë gojën atij dhe kujtdo deputeti të opozitës që ngre zërin kundër qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026