“Na falni shqiptarë, keni vuajtur në burgjet e diktaturës”, Alibeaj për dosjet

20 Tetor 2022 | 20:47

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se hapja e plotë e dosjeve do të jetë një ndarje nga e kaluara por dhe nga tranzicioni 30-vjeçar.

Sipas tij, hapja e dosjeve duhet për të parë se kush kanë qenë punëtorët, ekzekutorët, ekspertët, drejtues burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur bukën e gojës të përditshme.

“Vetë unë i pari jam kokëulur për arritjen për hapjen e dosjeve.

Duhet te jemi kokulur para 34 135 të burgosur për arsye politike, 59 009 të internuar,  7 022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak, 984 të vdekur në burgjet e komunizmit, 6027 të ekzekutuar me dhe pa gjyq, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore në burgje nga torturat, mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, nuk iu janë gjendur eshtrat ende sot.

Është vetëm një detyrim i vonuar i bërë pas kaq shumë kohësh. Ajo që ne  kemi kërkuar është hapja e plotë e dosjeve për këdo, nuk është simbolizmi i ndarjes nga diktatura, por ai i ndarjes nga tranzicioni. Unë besoj se është një  detyrim moral, që mbase historia më vonë vone duhet të na falenderojë.

Hapja e dosjeve duhet për të parë se kush kanë qenë punëtorët, ekzekutorët, ekspertët, drejtues burgjesh që vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kanë pasur bukën e gojës të përditshme.

Ne 2022 vendi i cili kërkon integrimin ne BE duhet ta kishte bere kohe me parë”- tha ai.

Në fjalën e tij, ai u kërkoi ndjesë të gjithë të përndjekurve politik të diktaturës.

“Na falni shqiptarë kudo, ju qe keni vuajtur ne burgjet e diktaturës, që nuk keni gjetur eshtrat, që menduam kaq vone jo vetëm për ju qe keni vuajtur, por edhe për brezat që do të vijnë.”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026