KQZ përgatit gjobat, PS tejkaloi shpenzimet, PD s’pasqyroi financimet për kandidatët

21 Tetor 2022 | 15:54

Nga auditimi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë shpenzimeve të partive politike për zgjedhjet e 25 prillit 2025, ka zbuluar disa shkelje të tyre.

Partinë Socialiste e ka gjetur me dy shkelje. Socialistët kanë tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore si dhe nuk kanë dorëzuar raportet për 17 kandidatë. Për fushatën e 25 prillit PS shpenzoi 172 milionë lekë, ndërkohë që limitin e kishte 157 milionë lekë. Për këto dy shkelje, Partia Socialiste rrezikon një gjobë që mund të shkojë deri në 5.1 milionë lekë.

Ndërkohë, për Partinë Demokratike të drejtuar aso kohe nga Lulzim Basha, KQZ ka konstatuar se nuk deklaruar sipas ligjit pasqyrat e raportimit financiar për fushatën zgjedhore nga rreth 50% e kandidateve. Gjithashtu në raportet e PD mungojnë deklaratat e donatoreve mbi konfliktin e interesit për financimin e subjekteve zgjedhore dhe kandidateve te tyre.

Për këto shkelje, Partia Demokratike rrezikon gjobë që varion 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë.

Ndërkohë, në raportet financiare të LSI, KQZ nuk ka konstatuar asnjë shkelje.

Në mbledhjen e së enjtes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish e shty vendimmarrjen dhe i dha 10 ditë kohë partive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27...
19:50 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit....
13:33 | 26/07/2026