Brenda 3 ditësh do të përcaktojmë datën e protestës, thotë Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se brenda 3 ditësh, do të bëhet publike data se kur do të mbahet protesta e opozitës.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e PD-së në rrethe, Berisha nënvizoi se krahas kësaj, do të ketë edhe protesta lokale.
Berisha u shpreh se çdo qytetar shqiptar duhet të shohë se Partia Demokratike është në këmbë për të mbrojtur interesat e tyre.
“Këto 2-3 ditë ne do të caktojmë datën e protestës së përgjithshme, por krahas saj do të ketë protesta të tjera, duhet të imagjinojmë dhe të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur. Ky e konsideron Shqipërinë një plaçkë të tij. Ky i konsideron intersat kombëtare, interesa personale të tij.
Ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij të paligjshëm. Duhet të shohin fermerët shqiptarë, biznesmenët shqiptarë, shtresa e mesme e Shqipërisë, se jemi në këmbë dhe në sulm për të mbrojtur interesat e tyre”. theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë