“Rama të dërgojë prova në KiE”, Gashi: ‘Dick Marty’ rrëzohet me një vendim gjykate

21 Tetor 2022 | 18:32

Avokati Tomë Gashi, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të dërgojë prova në KiE, se në Shqipëri e në Kosovë nuk janë kryer krime lufte.

Gashi theksoi se Rama në Strasburg foli si një shqiptar i vërtetë, por nuk dërgoi prova në mënyrë që raporti i ‘Dick Marty’ të rrëzohet.

“Rama nuk ka qenë kurrë kundër Gjykatës Speciale.  Kjo është një marrëveshje ndërkombëtare dhe kjo nuk mund të zhbëhet kaq lehtë. Rama do të duhej të shkonte me një dokument të Prokurorisë në Strasburg, për “Shtëpinë e Verdhë”. Nuk kemi një vendim përfundimtar. Rama nuk i ndihmoi fare ish-ushtarët e UÇK-së.

Rama ndihmoi opinionin e brendshëm në Shqipëri e në Kosovë që të ketë një popullaritet më të madh. Rama foli si shqiptar por nuk dërgoi prova, se për çfarë arsye duhet që të ketë një raport tjetër që ta mohojë raportin e Dick Marty-t, i cili mund të rrëzohet me një vendim Gjykate”- u shpreh Gashi.

Më tej ai theksoi se krimet e luftës janë kryer nga serbët, ndërsa theksoi se deri më tani nuk kemi një vendim të Gjykatës apo Prokurorisë në Shqipëri që të vërtetojë se nuk ka pasur kurrë trafikim të organeve njerëzore.

“Krimet e luftës i kryen forcat serbe, dhe raporti i Dick Marty ishte një mashtrim. Bëri mirë që Parlamenti i Shqipërisë nxori një rezulutë me të cilën pretendon që ta shuajë raportin e Dick Marty, po ajo që mua më brengos është se nuk kemi një vendim të Gjykatës apo të Prokurorisë që ta vërtetojë njëherë e përgjithmonë që nuk ka pasur kurrë trafikim të organeve njerëzore. Procesin nuk e lehtësoi fjalimi i Ramës”- tha Gashi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023