Berisha shantazoi politikanë me dosje për të bërë koalicion, thotë Kreshnik Spahiu

21 Tetor 2022 | 19:04

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka hapur në mënyrë të qëllimshme dosjet në vitin 1992.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se ish-kryeministri ka shantazhuar politikanë të cilët kishin dosje, në mënyrë që të bashkëpunonin me të dhe të bënin koalicion.

Sipas tij, përveç ish-presidentit Meta, do të ketë edhe figura të tjera të larta politike, që do të penalizohen nga ligji për hapjen e dosjeve.

“Unë kam një qasje ndryshe nga të tjerët dhe këtë nuk e kam thjesht bindje, por e kam informacion. Një nga arsyet themelore që qeverisja Berisha dhe Partia Demokratike nuk i hapën dosjet në vitin 1992 dhe i mbajtën për 30 vite të mbyllura, ishin sepse disa liderë politikë i mbajti peng me dosjet e tyre.

Duke pasur dosjet e shumë eksponentëve politikë, Berisha dhe Partia Demokratike i mbanin peng dhe i shantazhonin këta persona, që të bashkëpunonin në momente të caktuara dhe të ishin pjesë e koalicionit të tyre. Jam i sigurt që përveç Ilir Metës, në të ardhmen do të ketë shumë figura të larta politike, të cilat do të jenë pjesë e pengesës ligjore, për të marrë poste politike”, theksoi ai.

94 deputetë votuan dje pro ligjit për hapjen e dosjeve.

Nga 140 deputetë në sallë, vetëm 95 morën pjesë në votim, ku një abstenoi. 45 të tjerë refuzuan të votonin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023