Giorgia Meloni bëhet kryeministre, krijohet qeveria e re në Itali
Nuk ka kthim pas. Giorgia Meloni ka marrë nga presidenti Sergio Mattarella detyrën për të formuar qeverinë e re dhe pritet që ajo të bëjë historinë në disa aspekte.
Ajo do të jetë gruaja e parë që do të qeverisë republikën dhe e para grua që vjen nga radhët e post-fashizmit, që nga fundi i Luftës II Botërore. Meloni ka prezantuar edhe ministrat e saj.
“Ministër i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, për të cilin do t’i rekomandoj Këshillit të Ministrave dhënien e funksionit të zëvendës kryeministrit. Ministër i Brendshëm, Matteo Piantedosi; ministër i Drejtësisë, Carlo Nordio; ministër i Mbrojtjes, Guido Crossetto; ministër i Infrastrukturës, senator Matteo Salvini, për të cilin do t’i rekomandoj gjithashtu Këshillit të Ministrave dhënien e funksionit të zëvendës kryeministrit”, tha Meloni.
Meloni dhe kabineti i saj do të bëjnë betimin të shtunën në orën 10. Edhe pse ajo ka mbështetjen e konservatorëve dhe koalicioni i së djathtës ekstreme dominon të dyja dhomat e Parlamentit, kryeministrja nuk do të ketë një qeverisje të lehtë.
Asaj do t’i duhet të menaxhojë egot e dy aleatëve të saj, kryetarit të Forza Italia, Silvio Berlusconi dhe atij të Ligës, Matteo Salvini.
LEXONI GJITHASHTU
Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
Fitorja që tronditi laburistët dhe themelet e Starmer në Britani
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…