Agron Tufa zbulon emrin: Diplomati që ka qenë oficer i ish-Sigurimit
Ish-kryetari i institutit për studimin e krimeve të komunizmit njëherësh shkrimtari Agron Tufa, në një intervistë për Euronews Albania, zbuloi emrin e një zyrtari që ka qenë oficer i ish-Sigurimit.
Sipas Tufës bëhet fjalë për diplomatin Fatos Reka, që është sot shërbimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Teksa tregoi dokumentin, Tufa tha se Reka e ka të fshehur në CV se ka qenë oficer i ish-sigurimit.
“Nëse qenka puna që të spastrojmë rrugën e politikës nga ish-bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit, na dalin gjëra shumë të çuditshme. Kemi një diplomat të karrierës që është edhe sot në shërbimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që quhet Fatos Reka. Në CV zyrtare ai e ka fshehur të qenurit bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.
Ky është dhe sot në shërbim. Të jeni të sigurt që të tilla figura hermetikisht do të fshihen, ligji do të godasë atë që dëshiron dhe ti do ta kesh gojën e mbyllur. Unë e shkela ligjin dhe unë automatikisht duhet të ndiqem dhe të dënohem sipas ligjit”- nënvizoi ai.
Më tej ai theksoi se liria e shtypit dhe informimit të shoqërisë ka marrë një goditje vendimtare dhe me votat e Partisë Demokratike në sallë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme