Deti, PD: S’ka transparencë për hapësirën ku zgjerohet kufiri i Greqisë

28 Gusht 2020 | 13:44

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e qeverisë greke për zgjerimin e kufirit detar në 12 milje në detin Jon si dhe me qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare. Sipas PD, në këtë proces nuk ka transparencë dhe se Greqia mund të bëjë një zgjerim të tillë vetëm në zonat detare ku nuk ka territor të një shteti tjetër përballë ose ngjitur.

Partia kryesore e opozitës  thekson se, ka mungesë transparence sa i takon hapësirës se ku zgjerohet kufiri i shtetit grek në det si por gjithashtu ka mungesë transparence dhe lidhur me ecurinë e negociatave për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

“Kjo çështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues se çfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cenohen të drejtat dhe hapësira detare e Shqipërisë. Në vend të transparencës dhe informacionit, kryeministri Rama ka zgjedhur të fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Ndërkohë qeveria vazhdon të mos japë asnjë informacion mbi çfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar me Greqinë”, thuhet në reagimin e PD.

Më tej thuhet se, PD mbështet zgjidhjen e çdo problemi të mbetur pezull me Greqinë por përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cenuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë dhe i kërkon qeverisë të bëjë transparencë.

PD thotë se, po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklarimin e Greqisë për zgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale dhe nisur nga fakti se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbetur pezull procesi i delimitimit dhe se kjo përfshin zona me brigje përballë, një ekip ekspertësh të së drejtës së detit dhe asaj ndërkombëtare po shqyrtojnë këtë çështje.

 

Lexoni gjithashtu:

Shtrirje nga 6-12 milje në Jon, Rama flet sërish për detin: Marrëveshjet ndërshtetërore s’bëhen fshehurazi

Zgjerim me 12 milje në Jon, Rama: Kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujërat territoriale shqiptare

Kufijtë detarë Shqipëri-Greqi, kryeministri Mitsotakis paralajmëron zgjerim me 12 milje në Detin Jon

MEPJ i përgjigjet kryeministrit grek: Po ndjekim me kujdes çdo proces legjislativ për detin

Pakti detar Shqipëri-Greqi, si u zhbë nga Kushtetuesja marrëveshja e vitit 2009

Ferdinand Dervishi: Marrëveshja me Greqinë për detin, thikë për Turqinë

”Gishti” turk në Tiranë dhe vullneti i Ramës për marrëveshjen detare me Greqinë

Raporti sekret i qeverisë turke, Yaci pranon se kanë paralajmëruar Shqipërinë

Vangjel Dule: Marrëveshja e detit Greqi-Shqipëri u rrëzua nga raporti sekret i Turqisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026