Nuk ndalet Skënderbeu, skuadra e femrave në volejboll mposht 3-0 Teutën në kampionat
Skënderbeu në volejboll për femra nuk njeh konkurrencë. Korçaret fituan dhe ndeshjen e radhës ndaj Teutës së Durrësit, e vlefshme për javën e 4 të Superligës.
3-0 ishte rezultati përfundimtar sa i përket seteve, ndërkohë vendaset nuk e vunë aspak në dyshim fitoren.
Trajneri Orlando Koja vijon të eksperimentojë me formacionin duke u dhënë mundësi të gjitha vajzave. Resparti i sulmit përmirësohet nga ndeshja në ndeshje dhe performancë e tyre vlen të përmendet. Rol kyç po luajnë dhe volejbollistet e afruara së fundmi.
Deri më tani Skënderbeu ka fituar plot 12 sete dhe ka humbur vetëm 1, në përballjen ndaj Teutës.
Të vetmet skuadra të cilët deri më tani i kanë fituar të gjitha përballjet janë Skënderbeu dhe Partizani.
Kryeqytetaset kanë po ashtu të njëjtat statistika, teksa spektakolare pritet të jetë përballja e drejtpërdrejtë mes këtyre dy skuadrave në javën e 6-të në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve