A do dalë opozita me një kandidat? Duka: Shanset janë të mëdha
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Euronews Albania nënvizoi se shanset janë shumë të mëdha që opozita të shkojë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore.
“Shanset janë shumë të mëdha që të shkojmë me një kandidat në zgjedhje. Është problemi se sa do të jenë aktorët opozitarë për një kandidat të vetëm. Primaret zoti Berisha do t’i bëjë në PD, nuk ka vend për të marrë pjesë kandidatë të partive të tjera politike. Unë pres dhe do ishte shumë mirë që të bëhej një tryezë e përbashkët. Ajo që mund të japë efekte pozitive apo negative është përçarja apo bashkimi i PD-së brenda vetes. Nëse PD bashkohet e gjitha për zgjedhjet vendore, do të ishte një ogur pozitiv. Pres një takim të përbashkët me PD-në”, u shpreh Duka.
“Unë kam kontaktuar edhe me zotin Bardhi dhe Paloka dhe që të gjithë kanë një vullnet pozitiv që të dalin me një kandidat të përbashkët dhe të mundin Ramën”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
- Agron Duka: E ardhmja e PD rrezikohet nga dy emra Berisha dhe Alibeaj
- Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: E mbytën banditët me uniformë, Ardi Veliu mashtroi
- “Mbyllja e degëve në universitete”, pedagogu fajëson qeverinë: Politika të gabuara
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës