Ukraina akuzon Rusinë për vonesa të qëllimshme në eksportet e grurit
Kievi ka akuzuar Rusinë se ka vonuar më shumë se 165 anije mallrash, që janë nisur drejt porteve ukrainase për t’u furnizuar me grurë, sipas një marrëveshjeje që është ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.
Inspektorët rusë “kanë vonuar me qëllim inspektimet e anijeve”, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase përmes një deklarate më 24 tetor.
“Si rezultat, më shumë se 165 anije janë bllokuar afër Ngushticës së Bosforit, dhe ky numër po vazhdon të rritet çdo ditë”.
Anijet e mallrave që bartin grurë dhe ushqime tjera, në dhe nga portet ukrainase, duhet të inspektohen nga ekipet e organizuara prej Qendrës së Përbashkët të Koordinimit, një grup i krijuar sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Ukraina dhe Rusia, nën ndërmjetësim të OKB-së dhe Turqisë.
Marrëveshja është nënshkruar pasi ka pasur shqetësime se bllokimi i grurit ukrainas mund të kontribuojë në krizë globale ushqimore, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ministria e Jashtme ukrainase ka thënë se ka arsye për të besuar se vonesat janë të motivuara politikisht dhe se janë duke kërcënuar sigurinë ushqimore të miliona njerëzve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta