A mund të ndërhyjnë hakerat në zgjedhje? Flet nënkomisionerja e KQZ-së
Nënkomisionerja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku thotë se hakerat nuk mund të ndërhyjnë në procesin apo dhe në rezultatin e zgjedhjeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pelinku nënvizoi se për votimin dhe numërimin elektronik, por edhe për identifikimin elektronik, sistemet janë të mbyllura.
“Fatmirësisht, në rastin e teknologjisë së informacionit që aplikohet si për votimin dhe numërimin elektronik, ashtu edhe për identifikimin elektronik, janë sisteme të cilat janë të mbyllura, pra nuk kanë asnjë komunikim me rrjetet elektronike. Nuk ka asnjë lloj rreziku për ndërhyrje dhe për më tepër për deformim apo manipulim të dhënash.
Në momentin e mbylljes së procesit të votimit, pajisja prodhon një raport me një kod që lexohet nga operatori dhe me anë të telefonit të operatorit dërgohet në KQZ dhe kjo përbën atë që quhet rezultat paraprak, për t’u bërë më pas tabela përfundimtare e rezultateve. Edhe për identifikimin elektronik do të ndiqet e njëjta praktikë”, theksoi ajo.
Presidenti Bajram Begaj, caktoi 14 majin 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore të ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump