Varfëria, prindërit s’u sigurojnë dot fëmijëve kushtet për mësim online
Familja Vaska nga Pojani i Korçës të vetmet të ardhura kanë 20 mijë lekë që sigurohen nga puna e kryefamiljarit në një firmë të grumbullimit të mbetjeve
Me këtë pagë e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet dhe jo më të sigurojnë mundësitë për mësim online për 2 fëmijët.
Anjeza, nëna e Aristeas dhe Dionisit, nxënës të klasës aq e kaq, është invalide. Ajo thotë se për shkak të kostos së lartë të dokumenteve që duhet të paraqesë para institucioneve nuk ka mundur të përfitojë ndihmën e invaliditetit. Për të rritur fëmijët e ndihmojnë të afërmit.
“Nuk ia arrijmë dot. Me ato që na ndihmojnë njerëzit. Kam një telefon të thjeshtë dhe me atë mundohesha që të nxirrja testimet e fëmijëve. Unë jam dhe me një sy”, tregon e zonja e shtëpisë.
Sipas vendimit të ministrisë së arsimit të dy fëmijët e saj duhet të ktheheshin në bankat e shkollës këtë të hënë, por nga shkolla nuk kanë marrë asnjë njoftim.
“Më ndihmoni të vazhdoj shkollën”, është apeli i Aristeas.
Sytë e saj dhe të vëllait, Dionisit flasin shumë për gjendjen ku ndodhen, ndërsa mezi presin kthimin në shkollë
Ata nuk kanë bërë pushime këtë verë si bashkëmoshatarët e tyre, megjithatë ajo që kërkojnë është të ndihmohen për të rinisur shkollën. Sipas vendimit të ministrisë së arsimit, librat për fëmijë të familjeve në nevojë do të jenë falas, por ata kanë është shumë nevoja të tjera, që prindërit e kanë të pamundur tua sigurojnë
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës