Kapen me 1 mln euro drogë, arrestohen 5 shqiptarë në Gjermani

26 Tetor 2022 | 10:56

Pesë shqiptarë, anëtarë të një bande të trafikut të drogës, janë arrestuar në Gjermani

Mediat gjermane bëjnë me dije se shqiptarët kanë trafikuar 136 kilogramë marijuanë, vlera e së cilës në treg shkon rreth një milion euro.

Shqiptarët të moshës 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjeç kanë dashur të ngarkojnë tufa me lule me bimë kanabis pranë një magazine në Velten, në veri të Berlinit dhe t’i përgatisnin për rishitje.

Mësohet se hetuesit në dogana dhe policia kishin vëzhguar prej kohësh bandën dhe përgjonin telefonat e tyre.

Autoritetet kanë ndërhyrë në momentin që katër shqiptarët kanë nisur të shkarkojnë drogën nga makina e Mercedesit e drejtuar nga 50-vjeçari.

Gjithashtu zyrtarët konfiskuan 32,990 euro, që besohet se kanë ardhur nga shitja e drogave të tjera.

Një gjykatës lëshoi ​​urdhër arresti për të pesë burrat. Sipas raportimeve, policia është në kërkim të anëtarëve të tjerë të bandës ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026