Lapaj: Të thyhet mungesa e garës në Shqipëri, duhet ligj për referendumet

26 Tetor 2022 | 12:36

Avokati Adriatik Lapaj, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se duhet të thyejmë mungesën e garës në vendin tonë.

Lapaj tha se Shqipërisë i duhet patjetër ligji për referendumet dhe ndryshimi i ligjit zgjedhor.

“Ne duhet ta thyejmë pa diskutim mungesën e garës, nuk ka rrugë tjetër. Shqipërisë  i duhet një ligj i posaçëm për referendumet dhe e dyta, ndryshimi i ligjit zgjedhor duke hapur garën dhe duke krijuar mundësi që të mirët të afrohen në partitë politike në mënyrë që të gjenerohet shpresa; e duke u ringjallur shpresa, njerëzit fillojnë të shikojnë se gjërat mund të ndryshojnë”- shprehet avokati.

Më tej, ai theksoi se me militantizëm nuk shkohet përpara.

“Shpresë ka shumë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se me militantizëm nuk shkohet përpara. Duhet të jenë militantë të përditshmërisë së tyre e jo militantë të partisë që u ka lënë gjyshi”-nënvizoi Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026