‘Të godasim regjimin klientelist’, Braimllari: Protesta e 12 nëntorit do jetë masive

26 Tetor 2022 | 14:24

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është shprehur se Partia e Lirisë është në mbështetje të plotë të protestës që do të zhvillohet më 12 nëntor.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se janë të angazhuar për një frymë bashkëpunimi në opozitë ndërsa theksoi se protesta do të jetë masive.

“PL është e angazhuar fort për të krijuar një frymë bashkëpunimi në opozitë. Kemi qenë  dhe vazhdojmë të kemi një bashkëpunim shumë të fortë me aleatët, për t’u bërë pjesë e një aksioni shumë të gjerë me aleatët për t’u bërë pjesë e një aksioni shumë të gjerë opozitar, me qëllim goditjen drejtpërdrejt të një regjimi klientelist autokrat që Rama tenton ta instalojë në vend. Kam një besim që protesta e 12 nëntorit do të jetë masive. Ka një urrejtje masive nga qytetarët e vendit”-nënvizoi Braimllari.

Ai tha se të shtunën e kësaj jave do të mbahet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ku do të ketë procese që do të zhvillohen në bazë të statutit.

“Është e qartë që PL nuk vendos kandidatura, jep  propozime dhe janë strukturat që vendosin. Kemi bërë të qartë se për shkak të angazhimit që kemi marrë si forcë politike i shikojmë shumë të rëndësishme zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ditën e shtunë në orën 11 do të mbajmë Konventën Kombëtare zgjedhore. Do të kemi një proces së brendshmi në respektim të statutit me qëllim që çdo kandidaturë do të propozohet nga kryesia.  Ne kërkojmë bashkimin e të gjithë energjive dhe në kuadër të kësaj, fokusi dhe roli i PL është i qartë”- deklaroi Braimllari.

Më tej ai tha se opozita do të kandidojë në zgjedhjet lokale me emrat dhe personalitetet më të mira që kanë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024