33 ditë në këmbë, Grabocka: Ecnim 25 km në ditë gjatë pelegrinazhit në Spanjë
Dy shqiptarët, Arnold Grabocka dhe Ili Gërdupi morën pjesë në Pelegrinazhin e Santiagos në Spanjë dhe udhëtuan në këmbë për 33 ditë për të arritur në destinacion.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Grabocka u shpreh se mesatarja e ecjes në këmbë ishte 25 km në ditë.
“Ili ecte pak më ngadalë, teksa unë po rehabilitohesha. Këshilla ishte që të ndaloja ecjen në atë moment, edhe njerëzit atje që kishin më shumë eksperiencë. Aty kishte mjek. Spanja ka një sistem shëndetësor fantastik. Unë pyeta një mjek dhe më tha të mbaj pak më lehtë ditët e para. Një ditë eca vetëm 12 km. 25 km ishte mesatarja ditore; një ditë na shkoi edhe 34 km”, theksoi ai.
Pelegrinazhi në Camino de Santiago zhvillohet që nga viti 872 dhe çdo vit ka mesatarisht 50 mijë pelegrinë që e frekuentojnë.
Këtë vit numri ishte mbi 400 mijë për shkak se ishte shpallur nga Papa si vit i shenjtë Jakobian dhe se prej pandemisë, nuk mund të bëhej 2 vitet e shkuara.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.