Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Të zgjatet afati për targat e automjeteve
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë njoftoi se qëndrimin e Qeverisë së Prishtinës për targat RKS, e shohin si vendim që është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.
Ambasada propozoi shtyrjen e afatit për 10 muaj, për arsye që ky vendim të zbatohet në mënyrë paqësore dhe për të shmangur tensionet në veri të krahinës.
SHBA dhe partnerët e saj nga BE-ja besojnë se vendimi i qeverisë në Prishtinë për targat RKS është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe “nuk kemi asnjë kundërshtim në parim”, kanë thënë për gazetën Express nga Ambasada Amerikane.
“Megjithatë, ne së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë kemi kërkuar zgjatjen e periudhës së zbatimit për 10 muaj. Qëllimi ynë është që këtë ta zbatojmë në mënyrë paqësore dhe të mos kontribuojmë në rritjen e tensioneve”, deklaroi ambasada amerikane në Prishtinë.
LEXONI GJITHASHTU
- Digjet makina e serbit që konvertoi targat në RKS
- Escobar: Shpresoj se Prishtina të pranojë shtyrjen e afatit për targat
- Ndërkombëtarët s’po na bëjnë presion për targat, thotë Osmani
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
- 13:18 OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050