Guvernatori Sejko: Inflacioni arriti në 8%, rekordi më i lartë që nga viti 1998

27 Tetor 2022 | 10:01

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi këtë të enjte se krizat financiare nuk kanë munguar.

Në një konferencë për mediat, Sejko nënvizoi se stimuli monetar rezultoi vendimtar për krizën dhe se nuk u përkthye në inflacion të lartë.

“Krizat financiare nuk kanë munguar. Konsolidimi i stabilitetit ekonomik dhe vullnetar ka pasur nxitës globalizimin e tregjeve të produkteve”, tha ai.

Ndër të tjera, ai shtoi se inflacioni arriti në 8%, më i larti nga viti 1998, duke shtuar se ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efekt të inflacionit të lartë.

“8% gjatë tremujorit të tretë, niveli më i lartë që nga viti 1998. Ndonëse inflacioni në Shqipëri paraqitet i ulët, si në kontekstin rajonal dhe në atë europian, duke pasqyruar ecurinë e fortë dhe të qëndrueshme të kursit të këmbimit dhe çmimet e rregulluara të energjisë elektrike për familjet, baza e tij ka ardhur në rritje e zgjerim. Tashmë, pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflacioni mbi objektivin tonë prej 3%. Po ashtu, artikujt e shportës me normë të lartë apo në rritje inflacioni nuk janë më vetëm mallra e shërbime me origjinë importi, por edhe produkte të cilat pjesën më të madhe të vlerës së shtuar e gjenerojnë në vend”, tha Sejko.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026