BE reagon pasi zv.kryeministrit të Kosovës iu ndalua hyrja në Beograd
Bashkimi Evropian ka reaguar pas zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit nuk iu lejua hyrja në Beograd, për të marrë pjesë në një forum ndërkombëtar.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano vizitat zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë, luajnë një rol të rëndësishëm në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndërmjet palëve dhe se ato, nuk duhet të politizohen.
Sipas tij, kërkohet nga të dyja palët, që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptimet e tilla në dialog dhe në mirëbesim, duke përdorur kanalet e vendosura të komunikimit të Zyrtareve Ndërlidhëse.
“Të dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe të zbatojnë detyrimet që janë në pritje, përfshirë këtu edhe vizitat zyrtare”, theksoi ai.
Vetë Bislimi, ka deklaruar se moslejimi i vizitës së tij në Beograd, është sinjal se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon