Mungesa e ilaçit ‘jetëshpëtues’, vetëm 30 Rukonest, por në Tiranë janë 60 të sëmurë
Silvana Bastri prej vitesh vuan nga Angieoedema, e njohur ndryshe si mungesë e proteinës në gjak. Një gjë e tillë shkakton endema nën lëkurë.
Deri më tani sëmundja e saj nuk ka përparuar aq sa t’i rrezikojë jetën, por Silvana është e shqetësuar për të ardhmen, pasi në Shqipëri, ka një mungesë së theksuar të ilaçit jetëshpëtues, siç ajo e quan.
“Aktualisht kemi 30 flakonë Rukonest, të tenderuar në vit. Ky ilaç nuk është kurues, vjen vetëm në momente kur ke endema të rënda në rrugët e frymëmarrjes, e thënë në gjuhën popullore”, thotë Silvana.
Në Tiranë janë 60 persona që vuajnë nga kjo sëmundje. Në rrethe nuk ka një shifër.
“Mjekët janë përpara një dileme pasi dhe vetë ata nuk e njohin shkencërisht këtë sëmundje. Vijnë vetëm 30 copë, ndërkohë vetëm në Tiranë janë 60 pacientë”, shprehet ajo.
Nuk kanë munguar as rastet e humbjes së jetës. Më i fundit, Silvana tregon se ka qenë në shkurt, rasti i një djali 23-vjeçar.
Ajo bën thirrje që autoritetet të kthejnë vëmendjen nga këta pacientë, për të mos pasur vdekje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut