Ukrainasit nuk braktisin shtëpitë, presidenti ukrainas zotohet për rezistencë
Pavarësisht bombardimeve ruse, shumë banorë ukrainas në afërsi të frontit të luftës nuk largohen. Bakhmuti është një prej këtyre shembujve.
Ushtria ukrainase tha në një postim në Facebook se forcat e saj në Kherson kishin vrarë 44 ushtarakë rusë në 24 orë dhe kishin shkatërruar një depo municioni dhe një hangar me pajisje. Megjithatë, zyrtarët ukrainas kanë thënë se terreni i ashpër dhe moti i keq kishin penguar përparimin e tyre kryesor në Kherson.
Forcat ruse granatuan pozicionet ukrainase përgjatë vijës së kontaktit dhe ndërtuan fortifikime, veçanërisht në bregun lindor të Dnipro, tha ushtria ukrainase.
Forcat ruse po duronin mungesa të materialeve dhe pajisjeve, duke përfshirë veshje të ngrohta, duke shkaktuar një rritje të vjedhjeve në zonat e pushtuara nga Rusia.
“Mbi 30 dronë u lëshuan në dy ditë. Mbrojtësit e qiellit tonë parandaluan që grabitqarët e armikut të depërtonin në territorin tonë dhe rrëzuan 23 prej tyre. Gjithashtu, raketat ajrore, helikopterët dhe avionët luftarakë rusë u kthyen në skrap. Në tërësi, gjatë kësaj periudhe, Rusia kreu 4.500 sulme me raketa dhe mbi 8 mijë ajrore. Por ne po rezistojmë dhe do të vazhdojmë t’u bëjmë ballë,” – u shpreh Zelensky.
Sidoqoftë, dronët iranianë të llojit “Shahed” kanë dëmtuar seriozisht sistemin energjetik të vendit, pak kohë para ardhjes së dimrit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027