“Bastardët” e Çun Lajçit, shkrimtari dhe aktori 74-vjeçar shet librat e tij në rrugë

4 Shtator 2020 | 08:16

Ky është Çun Lajçi, aktori dhe shkrimtari kosovar që mban mbi supe 74 vite, e më shumë se 200 role në kinema e teatër. E takojmë në një cep të sheshit ‘Skënderbej’, duke shitur librat e tij, e duke dhënë autografe për lexuesit e paktë që ndalojnë ta përshëndesin.

Ai ka zgjedhur këtë mënyrë që t’i promovojë librat e tij, larg zhurmës e vëmendjes mediatike, por duke i shitur vetë ata, në rrugë.

“Skam ku ta promovoj më librin, se është edhe kohë pandemie, por nuk as ku ta shes se s’vjen më njëri ta blejë. Duhet ta kërkosh ti blerësin dhe me mund të imponosh lexueshmërinë duke e shitur ti librin.

Kjo është ardhja ime këtu në Tiranë dhe besoj se kam bërë mirë”, shprehet Çun Lajçi, aktor dhe shkrimtar

Pavarësisht se shumë njerëz e përgëzuan nismën e tij në rrjetet sociale, blerësit në Tiranë ishin të paktë.

“T’i krahasosh ftesat që kam pasur për të ardhur në Tiranë me këta që kanë ardhur të blejnë këtu, më të mëdha janë ftesat. Tirana është një metropol dhe në një metropol mos të mundesh të shesësh 40 libra…”, thotë shkrimtari.

Lajçi shprehet se këtë gjë e sheh si shërbim ndaj librave të tij, dhe nuk kërkon lëmoshë nga askush.

Shprehet i zhgënjyer, dhe i pavlerësuar nga politika, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë.

“Të kalojë secili kryetar qyteti ku kam shkuar dhe mos të kthehet për të përshëndetur… mos e merr librin. Është njësoj kur kalon dhe shikon kostarët duke kositur barin, u thua ‘punambarë’.

Ti s’do u marrësh kosën. Kështu kam dëshiruar edhe për këta kryetarë qyteti ku kam kaluar, që të ndalojnë e të pyesin, ‘a po të shitet libri’?”, thotë Çun Lajçi.

Librin e fundit thotë se ua dedikon pikërisht atyre, politikanëve bastardë. Por cilët janë bastardët?

“Bastardët, më vjen keq që janë shok të mi, me të cilët e për të cilët kam shkruar poezi, me të cilët krenohen për të kaluar e tyre, për ’98-n e ’99-n, për heroizmin e tyre, por kanë devijuar duke u dhënë shumë pas pasurisë.

Duke ardhur me një pushkë prej malit dhe duke u rënë pasuria si kërpudhat. Kush janë? Këta që të udhëheqin, unë s’jam”, përfundon shkrimtari.

Me vete ka marrë edhe sharkinë, dhe kur nuk ka blerës në tezgën e tij të improvizuar, Lajçi ia merr ndonjë kënge për heronjtë e luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026