SPAK dërgon për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

31 Tetor 2022 | 13:21

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, i akuzuar për fshehje të të ardhurave dhe deklarim i rremë i pasurive.

Selimi, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë, është shkarkuar nga vetingu.

“Gjykimin e procedimit penal nr. 137/2 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, me funksion ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë, akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026