Yuri Kim pas takimeve në Uashington: Të bëjmë më shumë për demokracinë

31 Tetor 2022 | 19:30

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është rikthyer në Tiranë pas takimeve që pati në SHBA, në kuadër të Dialogut Strategjik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim bëri të ditur se janë trajtuar çështje si ajo e sigurinë rajonale dhe globale, bashkëpunimi në mbrojtje, integrimin, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregtinë dhe investimet.

Sipas saj, SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme dhe në gjendje të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

“E ngazëllyer për t’u rikthyer në Tiranë pas Dialogut Strategjik inaugurues javën e kaluar, i cili u mundësoi zyrtarëve të lartë të dy vendeve tona të forcojnë bashkëpunimin në gamën e çështjeve: sigurinë rajonale dhe globale (përveç si Aleatët e NATO-s dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së), bashkëpunimi në mbrojtje…(përfshirë sigurinë kibernetike), integrimin, reformën në drejtësi dhe luftimin e korrupsionit, energjinë dhe ndryshimet klimatike, tregtinë dhe investimet.

Takime me Departamentin e shtetit, Mbrojtjes, CommerceGov, ENERGJIA, USAID, DFCgov, EximBankUS, Thesari amerikan dhe Shtëpia e bardhë, bëj të qartë SHBA dhe Shqipëria janë të gatshme dhe në gjendje të bëjnë së bashku më shumë se kurrë më parë për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Le të fillojmë punën dhe le të vazhdojmë të ecim përpara”, shkroi diplomatja në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026