Kosovë-Serbi nënshkruajnë marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë nën bekimin e presidentit Trump
Shtëpia e Bardhë lajmëroi se Serbia dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje të normalizimit ekonomik.
“Një tjetër marrëveshje historike është arritur nga ky president për ta bërë botën një vend më paqësor dhe më të begatë,” shkroi në Twitter Judd Deere zëvendës-ndihmësi i presidentit Trump dhe zëvendës-sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.
[embed_url=https://twitter.com/WhiteHouse/status/1301917811753783302]
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shfaqen në foton e shpërndarë teksa nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike.
[embed_url=https://twitter.com/JuddPDeere45/status/1301906942135279622]
Z. Hoti pritet të mbajë një konferencë për shtyp pas nënshkrimit.
Nënshkrimi u arrit pas dy ditë negociatash në Shtëpinë e Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Marrëveshja u nënshkrua nga Hoti dhe Vuçiç në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoni disa foto nga Shtëpia e Bardhë pak çaste para nënshkrimit të marrëveshjes.
[embed_url=https://www.instagram.com/p/CEuBqJMpEaC/]
Marrëveshjen e ka përshëndetur dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka shprehur mirënjohje për lidershipin e treguar nga Donald Trump.
“Përshëndes firmosjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë sot në Uashington. Kosova tani do të vazhdojë të punojë për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe konsolidimin e njohjeve ndërkombëtare”, shkruan Thaçi.
[embed_url=https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1301911317226426368]
Analisti Ben Andoni thotë se është hedhur një hap dhe i gjithë procesi i dialogut është futur në rrjedhë. pas bisedimeve në SHBA, dialogu do të zbresë në Evropë. “Serbia po përgatitet për të përfituar nga ana ekonomike”, thotë ai.
Për çështjen e liqenit të Ujmanit dhe ultimatumin e Ramush Haradinajt, z. Andoni thotë se, SHBA dëshiron dobësimin e interesave të Kosovës.
“Haradinaj po kërkon të kompensojë lëshimin që bëri në rastin e kufirit me Malin e Zi dhe po kërkon ta përdorë dhe si presion për postin e presidentit ndaj Hotit”, tha analisti.
“Evropa është garant për zhvillimin e Kosovës dhe që e survejon Kosovën në çdo moment dhe nëse këto nuk detajohen në Bruksel, atëherë marrëveshja nuk shkon dot deri në fund.
E vetmja gjë e mirë në Shtëpinë e Bardhë është se shteti amerikan, një nga tiparet më të jashtëzakonshme është tipari i pragmatizmit është se i çon marrëveshje në stade më të larta ndërsa Brukseli i zvarrit për shkak të ratifikimeve dhe elementeve që duhen përshtatur”, shtoi Andoni.
[embed_url=https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2050125401778530]
Në një kohë kur pritet një zhvillim i tillë historik, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka paralajmëruar dalje nga qeveria nëse në marrëveshje do të përfshihet liqeni i Ujamanit.
Lexoni gjithashtu:
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Trump: Është vërtetë historike
Haradinaj nuk mbështet marrëveshjen në SHBA, kërcënon me largim nga qeveria
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave