Grupi i Alibeajt mbledh nesër Kryesinë e PD-së
Ditën e nesërme, grupi i deputetëve demokratë që mbështesin Enkelejd Alibeajn, do të mbledhin Kryesinë e Partisë Demokratike.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë e Partisë Demokratike Dega 7 në kryeqytet.
Në mbledhje, pritet të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD.
Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.
Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.
Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar