Procesi i Berlinit, Scholz pret liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor

3 Nëntor 2022 | 08:00

Kancelari gjerman Olaf Scholz pret sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje: për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit, ku edhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftërave ndëretnike të viteve ‘90, tensionet nuk ka përfunduar.

Zyrtari gjerman tha se qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Kjo ka të bëjë sidomos me Serbinë, e cila kërkon të barazpeshojë lidhjet historikisht të ngushta me Rusinë dhe aspiratat për integrim ekonomik dhe politik me Perëndimin.

Siç raporton Reuters, zyrtari i qeverisë gjermane tha se Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian apo të hyjë në një partneritet me Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026