‘PD futet në zgjedhje nga PL”, Frrok Çupi: PD-në e Berishës nuk e njeh askush
Analisti Frrok Çupi u shpreh për Euronews Albania se PD e Sali Berishës do të futet në zgjedhje nga Partia e Lirisë, në sajë të bashkëpunimit që ka me të.
Çupi sqaroi se Rithemelimi që drejton Berisha akoma nuk është një parti, pasi nuk është e regjistruar në gjykatë.
Çupi thotë se edhe Partia e Lirisë rrezikon të futet në zgjedhje për shkak të dosjeve të ish-sigurimit.
“6 marsi ishte një histori fillesash. Nuk është fjala vetëm për këtë lloj skeme, skema është se PD përfundimisht nuk ka dy palë. Në PD, njëra pjesë që duhet foltore, të shkojë të regjistrohet në gjykatë, sa kohë që nuk e bën këtë, ajo akoma nuk është parti. E tëra çfarë ndodhi të bëjnë sikur jemi parti, sikur bashkohemi. Janë të pamundura negociatat. Nuk mund të ketë një kthim. PD që ka ligjin ka vulën të shkojë të bashkohet me bishtin. Këta të shkojnë në zgjedhje duke u regjistruar tek Ilir Meta, por mundet që Ilir Meta të mos jetë më parti vetë. Ligji për zbulimin e sigurimit të shëtit, atë do ta lërë jashtë të qenit kryetar partie”, u shpreh Çupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta