Rreziku për destabilitet në veri, Sveçla: Ka prani të shtuar të KFOR-it dhe EULEX-it

2 Nëntor 2022 | 17:05

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se në veri ka prani të shtuar të instrumenteve të sigurisë të vendit, por edhe të aleatëve si KFOR-i dhe EULEX-i, për shkak të rrezkut të destabilitet për vendimin për targat.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sveçla nënvizoi se ka një seriozitet të shtuar të tyre, pas luftës në Ukrainë.

Ai shtoi se Kosova ruan raporte shumë të mira me të gjithë institucionet e bashkësisë ndërkombëtare.

“Ne në vazhdimësi kemi raporte shumë të mira me të gjithë institucionet e bashkësisë ndërkombëtare, edhe me KFOR-in, edhe me EULEX-in. Çështja është se tashmë kemi një seriozitet të shtuar të tyre, duke parë edhe praktikat për të cilat jemi dëshmitar për luftën në Ukrainë dhe duke dashur që të parandalojmë një situatë të tillë, kemi përgatitjen më të mirë të të gjithëve, veçanërisht në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ku ka polici të shtuar, ka angazhim të shtuar të instrumenteve të sigurisë së Kosovës, por edhe të aleatëve tanë”, theksoi ai.

Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar planin – që pritet të zgjasë deri më 21 prill – për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës.

Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026