‘Duhen prova kundër Berishës’, Doris Pack: Politika të mos ndërhyjë te drejtësia
Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack thotë se vendimi i DASH-it për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, Sali Berisha, është vendim politik dhe jo juridik.
Në një intervistë për Euronews Albania, Pack u shpreh se nëse ka prova për korrupsion, institucionet duhet të nisin hetimet.
Por Pack nënvizoi se anjë politikan nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë.
“Anëtarët e Partisë Demokratike e dinin këtë vendim të DASH-it, por vendosën ta injorinin, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. DASH nuk është agjenci ligjzbatues, por një institutcion politik. Vendimet e tij për t’i ndaluar hyrjen dikujt, janë tërësisht politike dhe jo të drejtësisë.
Nëse ka ndonjë provë për korrupsion apo veprime keqbërëse, atëherë institucionet duhet ta hetojnë atë dhe duhet ta sjellin para drejtësisë. Por asnjë person politik nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe t’i thotë se çfarë të bëjë. Jam në kontakt me mikeshën time Albana Vokshi dhe jam në dijeni të asaj që po ndodh”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)