Surprizë në Monza, Pierre Gasly fiton çmimin e madh të Italisë, zhgënjen sërish “Ferrari”

6 Shtator 2020 | 19:40

Çmimi i madh i Italisë dhuroi një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni në Formula 1. Piloti i Alpha Tauri, Pierre Gasly, ishte ai që zuri vendin e parë në Monza, duke i befasuar të gjithë.

Francezi arriti për herë të parë të ngjitej në podium, pas një gare të çmendur, por që diti ta menaxhonte mjaft mirë në xhirot e fundit. 24-vjeçari la pas vetes Carlos Sainz nga McLaren, ndërsa në podium u ngjit dhe kanadezi Lance Stroll i Racing Point.

Kampioni në fuqi, Luis Hamilton nuk mundi që të shkonte më lart se vendi i shtatë. Piloti i Mercedez u penalizua gjatë garës, duke iu dashur të bënte çmos për të rikuperuar vendin e parë, por që në fund rezultoi e pamundur.

Performancë shumë zhgënjyese për Ferrarin, që dështon totalisht në pistën e shtëpisë. Si Leclerc ashtu dhe Vettel nuk arritën që ta përfundonin garën.

Vijojnë të zhgënjehen tifozët e “kokëkuqes” që duket se duhet të presin sezonin e ri për të parë skuadrën e tyre të kthehet tek lavdia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026