Qeveria e re në RMV, për herë të parë kabineti qeveritar përbëhet nga tetë ministra shqiptarë

7 Shtator 2020 | 08:21

Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të ketë tetë ministra shqiptarë, nga tre parti të ndryshme politike.

Sipas analistëve politikë, kjo ndarje e favorshme për shqiptarët sjell edhe përgjegjësi më të madhe për funksionarët dhe partitë politike, por edhe rrit pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Analisti nga Shkupi Ismet Ramadani thotë se kjo qeveri duhet të arrijë rezultate të prekshme dhe konkrete për të kënaqur pritjet e qytetarëve.

“Sa i përket numrit të ministrave, dikastereve, pozicionimit në këtë Qeveri, edhe pritja duhet të jetë më e madhe për faktin se kur të jepet përgjegjësi, mundësi duhet shfrytëzuar dhe rritet edhe përgjegjësia kuptohet.  Shqiptarët për herë të parë janë të pozicionuar mirë, fortë në këtë Qeveri. Edhe sa i përket rëndësisë së resoreve dhe pozicionimit… Është krijuar një bindje në opinion se duhet të ketë rezultate konkrete, të prekshme, që qytetarët do t’i ndjejnë,” – shprehet analisti Ismet Ramadani.

Pas shumë vitesh “arkën e shtetit” do ta drejtojnë shqiptarët. Mes institucioneve që udhëheqin shqiptarët janë edhe Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, ndërsa edhe zv/kryeministri për çështje ekonomike do të jetë shqiptar. Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike, thotë se diskriminimet nga e kaluara do të marrin fund, ndërsa Qeveria e re do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Ky moment në zhvillimin e politikave në Maqedoni të Veriut është privilegj për shqiptarët, do krijojmë mundësi për të gjithë përfshirë të rinjtë, vajzat dhe personat që jetojnë në zona të ndryshme rurale dhe urbane në mënyrë që të gjejmë mundësinë që në Maqedoninë e Veriut të mund të jetohet edhe më mirë nga sa është jetuar në të shkuarën,” – u shpreh zëvendës-kryeministri Fatmir Bytyqi.

Analisti Ismet Ramadani thotë se kanë qenë vetë funksionarët shqiptarë në qeverisjet e kaluara të pa interesuar për çështjet ekonimike.

“Ka pasur shumë komente dhe analiza që janë vërtetuar se shqiptarët si subjekte politike apo si funksionarë politik shumë pak i janë përkushtuar ekonomisë dhe arritjeve e projekteve ekonomike dhe vetë funksioni i tyre dhe përgjegjësia me këto dikastere do t’i vëjë subjektet shqiptare para përgjegjësisë më të madhe… Udhëheqësit shqiptar duhet të bëjnë pak më shumë sa i përket standardit dhe cilësisë së jetës së shqiptarëve,” – u shpreh Ramadani.

Kabineti qeveritar në Maqedonisë së Veriut ka 19 ministra. Shqiptarët përbëjnë 8 prej tyre, përfshi edhe Ministrin e Jashtëm për herë të parë që nga pavarësimi i vendit. Gashtë ministra shqiptarë vijnë nga BDI, ndërsa nga një prej LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026