Targat, Pacolli: Kurti të mos tregohet kokëfortë, Kosova në pozitë delikate
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Kosova ndodhet në një pozitë delikate dhe është e nevojshme qetësia.
Pacolli nënvizoi se Albin Kurti duhet të konsultohet me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës veprimet për çështjen e targave.
“Situata në Kosovë nuk na gëzon, jemi mësuar me ndodhitë e përditshme në Kosovë. Tani Kosova është në një pozitë delikate dhe tani nevojitet qetësi. Mua më trondit fakti që SHBA gjithmonë kanë qenë pro Kosovës dhe tani që mungon koordinimi me SHBA-në. Kjo mua më dëshpëron jashtëzakonisht shumë. Kërkoj nga Albin Kurti që veprimet t’i koordinojë me faktorin ndërkombëtar. Takimi i zotit Kurtit me faktorin gjerman dhe francez është mëse i dobishëm tani, por nuk kisha dashur asnjëherë që Kurti të jetë kokëfortë, veprimet i bëjë në harmoni me këta miq”, u shpreh Pacolli.
“Ky shkallëzim i veprimeve nuk funksionon. Duhet të ishte konsultuar me faktorin ndërkombëtar”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta