Pedagogu: Luleshtrydhja, kastraveci dhe panxhari kanë më shumë pesticide

4 Nëntor 2022 | 07:57

Pedagogu Zef Gjeta tregoi në “Good morning Albanians” se edhe në kohën e komunizmit përdoreshin pesticide në ushqime, madje kanë qenë dhe të rrezikshme.

“Në kohën e komunizmit nuk i ka rënë njeriu në mend të shohë nëse buka ka më shumë nitrite apo nëse ka një element shtesë që ne na dëmton shëndetin,” – u shpreh Gjeta.

Ai tha se luleshtrydhja, kastraveci dhe panxhari janë të prirur që në përmbajtjen e vet të kenë më shumë pesticide që ne na bëjnë dëm për shëndetin.

Ndaj, Gjeta sugjeroi që të hahen gjithnjë produkte të stinës, sepse sa më shumë largohet nga stina aq më shumë pesticide ka.

Gjysma e bukës së blerë në supermarkete përmban dy ose më shumë pesticide – dyfishi i një viti më parë, kanë zbuluar testet zyrtare të realizuara në Britani.

Kontrollet e kryera në bukë të bardha dhe kafe, crumpets dhe kifle gjetën 11 pesticide të ndryshme.

Pak më pak se një e treta e perimeve (30 përqind) dhe më shumë se dy të tretat e frutave (69 përqind) u zbuluan se përmbajnë mbetje të më shumë se një kimikati, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024