Open Balkan lidhet me interesat e Rusisë, thotë eksperti
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi tha në një intervistë për Euronews Albania se Open Balkan është i hapur për Rusinë.
“Kemi parashikuar se kjo iniciativë jo vetëm është e dëmshme për rajonin,” – u shpreh ai, ndërsa shtoi se kjo është një iniciativë që plotëson orekset, projektet dhe programet serbe në Ballkan.
Sipas ekspertit edhe Open Balkan lidhet dhe me interesat e Rusisë për aq kohë sa plotësohen dhe interesat e Serbisë.
Bytyçi tha se edhe dështimi i Open Balkan ishte parashikuar prej angazhimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Europian e jo vetëm për t’u integruar në tregun rajonal.
Mëngjesin e së enjtes u mbajt “Procesi i Berlinit” në Gjermani.
Të pranishëm ishin liderët e 6 vendeve të rajonit, të cilët u pritën nga kancelari Olaf Scholz. Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian ishin të pranishëm gjithashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)