Lulëzon tregtia e bananes, milionat që fshihen në pjesën e padukshme të importeve

4 Nëntor 2022 | 15:52

Shqipëria importoi 34 mijë ton banane vitin e kaluar, me një vlerë totale prej rreth 25 milionë euro.

Sipas të dhënave të Doganave, fruti ekzotik hyn në Shqipëri nga Ekuadori dhe Kolumbia, që në dekadën e fundit ka trefishuar importet drejt vendit tonë.

Baza e të dhënave Komtrejd (Comtrade) e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se në 2011, importet ekuadoriane drejt Shqipërisë ishin rreth 10 milionë euro, ndërsa në 2020 shifra shkoi 26 milionë euro. Bananet përbëjnë pjesën dërrmuese të tyre me 22 milionë euro.

Nga të dhënat rezulton se shqiptarët konsumojnë mesatarisht në vit 13 kilogramë banane për frymë, rreth 1 kilogram më shumë se mesatarja e Bashkimin Europian.

Tregu është i mbipopulluar edhe me kompani importuese, ku në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompanitë që kanë si objekt importin, apo tregtinë e bananes janë mbi 40.

Por, për një pjesë të këtyre kompanive bananet janë pjesa e dukshme e aktivitetit. E padukshmja është një tjetër. Aksionet e policisë në tre vitet e fundit kanë sekuestruar mbi 1.5 ton kokainë të fshehur në kontenierë me banane. Vetëm kjo sasi në treg kap vlerën e 500 milionë eurove, ose 20 herë më shumë se vlera e sasisë së bananeve të importuara gjatë të gjithë vitit 2021.

Dërgesa më e madhe e kapur mbetet ajo e shkurtit 2018, kur u sekuestruan 613 kilogramë kokainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026