Ambasadorja Kim takon Krajën dhe Hajnajn: Mbështesim fort SPAK-un

8 Shtator 2020 | 14:09

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot rreth orës 10:00 një takim me drejtuesit kryesor të organeve hetimore në Shqipëri, kreun e Zyrës së Prokurorisë Speciale, Arben Kraja dhe Aida Hajnaj, drejtore e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Pas takimit në një reagim në rrjetet sociale, diplomatja amerikana ka shprehur dhe njëherë mbështetjen e plotë për organet e reja të drejtësisë, duke thënë se reforma po ecën përpara.

“U takova sot me drejtoren e BKH-së, Hajnaj dhe kreun e Zyrës së Prokurorisë Speciale për të përsëritur mbështetjen e fortë për SPAK. Reforma e drejtësisë nuk do të jetë kaq e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që populli në Shqipëri të ketë drejtësi. Zbatimi i ligjit gjithashtu është thelbësor për investimet e huaja”, shprehet ambasadorja amerikane.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, raportoi se në fokus të diskutimeve ka qenë miratimi i rregullores së brendshme, që pritet të publikohet në ditët në vijim dhe në këtë kontekst ambasadorja Kim ka vlerësuar procedurën që po bëhet dhe ka mbështetur sërish zyrtarët e institucioneve të reja të drejtësisë.

Procedura e nisur do t’i hapë rrugë çeljes së garës për 60 oficerët e BKH-së, të cilët do të kenë funksione të ngjashme me ato të agjentëve të FBI-së amerikane. Ferhati tha se pritet një bum aplikimesh për këto vende pasi ka interes të lartë. Sidoqoftë askush nga kandidatët nuk do të konfirmohet pa kaluar më parë edhe një proces vetingu.

“Vlen të theksohet se oficerët e BKH-së duhet të kenë formim të caktuar dhe njohur për krimin e organizuar apo dhe krimin ekonomik,” – veçoi Ferhati. Prej disa ditësh në ndërtesën e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, po kryhen punime për të ndarë mjediset e Gjykatës së Shkallës së parë të Posaçme dhe asaj të Apelit. Ambasadorja Kim i inspektoi vetë edhe punimet.

 

Lexoni gjithashtu:

Rekrutonte vajza për në Siri, arrest me burg për Lubjana Gjeçajn

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026