Dhunimi i të moshuarës në Pejë, flet prokurori i çështjes: Çfarë konstatuan mjekët

5 Nëntor 2022 | 20:37

Prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me çështjen e dhunimit të së moshuarës Minire Nura para pak ditësh në azilin “Orenda” në Pejë, ka dhënë detaje të reja për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, në lidhje me rastin.

Ai bëri me dije se pas kontrollit që i kanë bërë mjekët nënës së dëshmorit Taulant Nura, kanë konstatuar se kjo e fundit ka dhe dëmtime trupore.

Megjithatë nuk dihet se nga kush janë shkaktuar këto lëndime dhe për këtë po bëhen hetime.

“Prokuroria do kërkojë që tre të pandehurat të procedohen për rastin. Të treja akuzohen për sulm. Pas një kontrolli të kryer nga mjeku është konsistuar se e moshuara ka dhe lëndime trupore. Nëse vërtetohet se lëndimet i ka marrë prej vajzave ndaj tyre shtohet dhe akuza për lëndime trupore”- u shpreh prokurori.

Video që u përhap menjëherë në rrjetet sociale ku dhe mori reagime të shumta sipas prokurorit është bërë më 29 tetor të këtij viti.

“Duket se filmimin e kanë bërë vetëm për t’u tallur. Filmimi ka ndodhur në 29 tetor  2022. Ne kemi marrë të gjitha veprimet ligjore për zbardhjen e këtij rasti. Kemi autorizuar policinë që të intervistojnë dhe të moshuarve tjerë  në këtë shtëpi.  Vajzat ishin të diplomuara për infermiere”- tha ai.

Raporti mjekësor për Minire Nurën:

Shenja të dhunës në të dy duart

Mavijosje në gjendje përmirësimi në shpinë

Djegie të shkallës në këmbën e majtë

Raporti

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026