Lëvizjet në qeveri, Ilir Beqaj: Ndryshimet përpara zgjedhjeve krijojnë boshllëk

8 Shtator 2020 | 14:53

Vetëm pak ditë pasi mori detyrën e drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj ka deklaruar se është e vështirë që të kryen ndryshime në qeveri, vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

 “Ne prej kohësh kemi rënë dakord në PS që është një gjë ekskluzive e kryeministrit. Ndryshime 7 muaj e gjysmë përpara zgjedhjeve nuk janë të lehta të bëhen sepse vetvetiu krijojnë një lloj boshllëku”, tha Beqaj.

Nga Shkodra, Beqaj nuk preferoi të komentonte punën e paraardhësit në drejtimin e qarkut.

 “Ditmiri ka 14 muaj që nuk është prezent në drejtimin politik të qarkut. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo, por aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, shtoi ai.

Beqaj zhvilloi një mbledhje prezantuese së bashku më deputetët Senida Mesi, Paulin Stërkaj dhe Luan Harusha.

Lexoni gjithashtu: 

Rama do mandat të tretë, ndryshojnë drejtuesit politikë të PS-së në disa qarqe

Përfundon mbledhja e grupit të PS, Rama braktis Vlorën për Durrësin

Kryeministri Rama kërkoi mandat të tretë, PD-ja: Po synon të vjedhë sërish Shqipërinë

Caktimi i datës së zgjedhjeve, Lulzim Basha pranon ftesën e presidentit

Data e zgjedhjeve parlamentare, Meta thërret në takim krerët e partive politike për t’u konsultuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026