Protestat e nxënësve në RMV detyrojnë Ministrinë e Arsimit të hapë shkollat

8 Shtator 2020 | 15:03

Maqedonia e Veriut ka caktuar datën 1 tetor për nisjen e sezonit të ri mësimor. Shtyrja në kohë, pasi ishte planifikuar tw niste mw 21 shtator, do t’i japë mundësi Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë të përgatisë protokollet për mbrojtjen nga COVID-19.

Vendimi fillestar i Ministrisë së Arsimit ishte që vetëm nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë të shkojnë në shkollë, ndërsa të tjerët të vazhdojnë mësimin online. Por, pas protestave të nxënësve të shkollave të mesme, ministria e arsimit ka dalë me propozimin për mësim të kombinuar, i kërkuar edhe nga nxënësit.

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska njoftoi se Qeveria është e gatshme të pranojë modelin e mësimit të kombinuar, pavarësisht rrezikut nga përhapja e COVID-19.

“Mësimi me prezencë fizike do të organizohet vetëm në klasa me nga 20 nxënës dhe ora mësimore do të zgjasë 30 minuta. Në shkollat e mesme orët do të jenë 35 minuta…patjetër duhet të ketë distancë fizike prej një metër e gjysmë dhe higjienë. Për mbarëvajtjen e mësimit po përgatiten protokolle strikte”, tha Carovska.

Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Blendi Hodai thotë se nxënësit propozojnë modelin e kombinuar vetëm për të rritur cilësinë e mësimdhënies, ndërkohë që shkollat profesionale e kanë të pamundur të bëjnë praktikën online.

“Mësimi i kombinuar si metodë më efikase e mësimit në kohë pandemie, në gjendjen epidemiologjike të qyteteteve. Pra, shkollat dhe organet kompetente duhet të krijojnë dy grupe nga të cilët grupi i parë do ndjekë mësimin online dhe grupi i dytë do të ndjekë mësimin fizik në shkollë. Këto grupe do të bëjnë rotacione çdo dy ditë”, tha Hodai.

Qeveria po përgatit edhe një sistem kombëtar për mësimin online dhe të gjithë prindërit do të kenë mundësi zgjedhje për modelin e mësimit të fëmijës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026